Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.128 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 7.424 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 46 pacientë.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Podujevë janë regjistruar 17 raste pozitive me këtë virus.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 113,781 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,279 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 106,009. Në total numri i rasteve aktive është 5.493./Llapi.info






