Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar në 24 orët e fundit 10 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 467, raporton Llapi.info.
Të dhënat e së dielës kanë treguar edhe për 111 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 448 mostrave.
Sipas njoftimit të Institutit, katër raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Dy raste janë nga qyteti dhe me nga një rast në fshatrat Lupç i Epërm dhe Peran.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 159 pacientë nga sëmundja që shkakton COVID-19, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 8.505. Aktualisht janë edhe 3,476 raste aktive.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar për 12,448 të infektuar me këtë virus./Llapi.info






