Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan ku një nxënës 11-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Ngjarja më saktësisht ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dranoc të Deçanit, derisa motivet ende nuk dihen.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorirsë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Është identifikuar personi i dyshuar dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, deklaroi ai.
I mituri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim tek prindërit dhe komuniteti.






