Lokale - eSIMy

Në Ratkoc të Rahovecit rreth orës 19:55 në një lokal ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit.

Nga shpërthimi janë lënduar 11 persona.

Klan Kosova mëson se shpërthimi ka ndodhur në një lokal të këtij fshati të quajtur “Te dollari”.

Lajmin për Klan Kosova e konfirmoi Lirie Podrimaj, zëdhënese e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, e cial njoftoi se policia me të marrë lajmin ka dalë në vendin e ngjarjes.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e rajonal të Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nëntë prej tyre po mbahen për trajtim mjekësor.

Katër nga të lënduarit janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.