11 maturantë nga shkolla e mesme teknike “Fan Stilian Noli”, në Podujevë, kanë kaluar të gjitha fazat e testimeve nga KEDS Academy.

Pas përfundimit të ligjëratave që do të mbahen nga ana e kësaj kompanie, atyre do tu ofrohet edhe kontrata pune për të punuar në KEDS.

Njoftimi i plotë:

11-të nxënës maturant nga shkolla jonë, nga drejtimet #Energjetikë dhe #Instalues_elektrik kanë arritur të kalojnë të gjitha fazat e testimit në KEDS Academy.
Tani këta nxënës do të fillojnë ligjeratat në këtë Akademi, ndërsa pas përfundimit me sukses të KEDS Academy këta nxënës do të përfitojnë kontratë pune në KEDS.
Vlenë të theksohet se edhe këtë vit jemi në mesin e shkollave në nivel Kosove që nxënësit tanë kanë arritur me sukses të zënë shumë vende në këtë Akademi.
Drejtoria e shkollës falënderon KEDS Academy për bashkëpunimin e vazhdueshëm, nxënësve të pranuar iu dëshiron suksese dhe rezultat maksimal në KEDS Academy!