Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 107 aksidente, shkruan Llapi.info.
Sipas këtyre statistikave të PK-së, prej tyre, një ka përfunduar me fatalitet në Fushë-Kosovë.
73 aksidente kanë qenë vetëm më dëme materiale, 33 me të lënduar dhe një me fatalitet.
“Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia./Llapi.info