Forcat e Armatosura të Shqipërisë u krijuan në 4 dhjetor të 1912, pak ditë pas krijimit të Shtetit të parë shqiptar në Vlorë.
Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja.
106-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura e gjen këtë forcë anëtare në NATO, duke shërbyer në misione paqeruajtëse në botë përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, dhe misione të tjera ndërkombëtare.