Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 102 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.150 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit është janë shëruar 81 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,188. Deri tash janë raportuar 75 viktima, kurse 4,963 pacientë janë shpallur të shëruar.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 932 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 7.384 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 20 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 962 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 143,603 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,477 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 114,601. Në total numri i rasteve aktive është 26.525./Llapi.info






