Lokale - eSIMy

Një aksion i organizuar nga Local Climate Action Forum (LoCAF), në bashkëpunim me disa organizata dhe Komunën e Mitrovicës, do të mundësoj mbjelljen e 10,000 fidaneve në Shalë të Bajgorës.

Ky aksion përveq Ministrisë së Mjedisit e Ministrisë së Bujqësisë, është përkrahur edhe nga zyra e Presidentes së Kosovës, përcjell Jepi zë.

Aksioni për mbjelljen e fidanëve do të organizohet në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, dhe do mbahet më 23 dhe 24 prill në Shalë të Bajgorës.