Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 100 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.788 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 3 pacientë.

Rastet e reja janë nga Komunat: Podujevë 16 raste, Gjakovë 13 raste, Prishtinë 13 raste, Ferizaj 8 raste, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gllogoc nga 7 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Shtime, Prizren, Rahovec dhe Lipjan nga 2 raste, Viti, Dragash, Kamenicë, Deçan, Obiliq dhe Skenderaj nga 1 rast.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,465 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,266 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.660. Në total numri i rasteve aktive është 539./Llapi.info