Coronavirusi ka marrë edhe viktimën e tij të 100 në mesin e mjekëve, njoftoi sot shoqata mjekësore italiane Fnomceo.

Viktima e fundit është një mjek 62-vjeçar nga qyteti Mire në provincën Veneto.

Italia është e përmbytur me viktima të pandemisë vdekjeprurëse dhe ka numrin më të madh të viktimave nga të gjitha vendet, me stafin mjekësor që paguan një ‘haraç’ të dhimbshëm brenda dhe jashtë spitaleve për mungesë të pajisjeve mbrojtëse siç janë dorezat dhe maskat për fytyrën.

Të shtunën Carlo Palermo, presidenti i Unionit të Mjekëve të Assomed Anaao, tha se kishin vdekur rreth 120 infermierë, përfshirë 80 mjekë dhe 40 infermierë dhe kujdestarë.

Italia ka konfirmuar rreth 140.000 raste në total deri më tash, nga të cilët gati 10 për qind ose 13.522 janë staf medicinal.