Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një 10 vjeçar ka vdekur pasi ka rënë në ujërat e Drinit të Bardhë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe policia.
Policia raporton se djaloshi nga Kramoviku i Rahovecit kishte qenë me disa fëmijë të tjerë kur kishte rënë në ujë.
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i moshës 10 vjeç derisa kishte qenë së bashku me disa fëmijë tjerë, kishte rënë në ujërat e lumit Drini i Bardhë”.
“ Pas një kohe viktima është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.
“ Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju ka liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë./Llapi.info






