Lokale - eSIMy

Edhe dhjetë raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 955, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive kanë rezultuar nga 236 testimeve të bëra nga mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot është bërë e ditur se është shëruar edhe 1 pacient derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 691.

“Nga data 08 shkurt deri më 15 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.178 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 955 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, vijon njoftimi./Llapi.info