Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka deklaruar se 21 vjet më parë, në koordinim të plotë me NATO-n, filloi transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Në një postim në Facebook, thotë se Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që është arritur bashkërisht.

“21 vjet më parë, në koordinim të plotë me aleatët tanë, NATO-n, filluam transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës”.

“Sot, Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që kemi arritur bashkërisht. Me gjithë sfidat, kjo Ushtri, është argumenti më i mirë për ata që njëzet vjet pas lufte mohojnë sukseset e shtetit tonë”.

“Nderim për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e këtij transformimi, ashtu si për vijuesit e asaj rruge, oficerët dhe ushtarët tanë të sotëm”, ka shkruar Veseli.