Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Takimi prej 3 orësh, është zhvilluar në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Menjëherë pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha për KosovaPress, se nuk kanë diskutuar për çështje politike, derisa theksoi se ka qenë vetëm “ndejë” me bashkëpunëtorët.

“Ndejë me bashkëpunëtorët… Nuk kemi diskutuar për tema politike vetëm jemi taku, sepse nuk jemi parë moti”, tha Mustafa.

Pas Mustafës, u pa të dilte edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tani deputet i Nismës, Endrit Shala, i cili tha se nuk janë takuar për çështje politike.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dje u takua me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.