Lokale - eSIMy

Ish ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i është bashkuar Partisë Socaildemokrate.

Kjo është bërë e ditur gjatë një konference për media nga kreu u PSD-së Shpend Ahmeti, përcjell lajmi.net.

Ahmeti ka thënë se se janë bashkuar për të punuar dhe arritur fitoren më 6 tetor.

Ndryshe, Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate javën që shkoi.

Dorëheqjen e kishte njoftuar përmes Facebook, duke thënë se asgjë nuk mund të ndreqet me një të rënë lapsi, aq më pak, “kur duart partiake shohin kapjen e institucioneve siguri përqendrimi, hapsirë rritjeje pushteti e hiseje elektorale!”.