Lokale - eSIMy

Një person ka njoftuar autoritetet se derisa ishte duke punuar në arën e tij në Graqanicë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse aty është paraqitur edhe njësiti për deminim i KFOR-it.

Këta të fundit kanë bërë edhe asgjësimin e mjetit shpërthyes që ishte një granatë dore.