Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Viti të Gjilanit një femër ka tentuar të vetëvritet.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, pasi që e njëjta ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të pakontrolluar të medikamenteve.

Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.