Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 40 persona që janë të prekur me coronavirus.
Siç bën të ditur Klinika Infektive, 27 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në repart me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërkaq në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.
Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit, e pranuar me 07.06.2020 e cila veç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.