Policia e Kosovës njofton se një femër ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një lokal, një i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikë nga arka i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajit mbrëmjen e djeshme.