Presidenti Hashim Thaçi me rastin e 15 majit, ditës botërore të familjes, ka uruar për harmoni dhe lumturi në mesin e familjeve.

“Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra”, ka shkruar ai në facebook.

Thaçi tutje ka thënë se duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive , për gjithçka që na rrethon, mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar.