Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar tre bashkëluftëtaret e tij Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha në 20-vjetorin e rënies.
Më këtë rast, Limaj në nderim të jetës dhe veprës së se tyre, ka vizituar vendin e rënies se tyre heroike.
“Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, ishin djemtë më të mirë të këtij vendi të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës. Liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, thotë Limaj, janë vetë liria të cilën e gëzojmë sot.
“20 vjet më parë, në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë bashkëluftëtarët e mi Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha.Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, bëra homazhe në vendin e rënies së tyre heroike”, ka shkruar ai.
Limaj thotë se, Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, ishin djemtë më të mirë të këtij vendi të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.
“Liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza.I paharrueshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit”, ka përfunduar ai.