Foto: Ilustrim
Lokale - eSIMy

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Bill Klinton’, në Prishtinë

Sipas Policisë, në një lokal një person i panjohur me maskë, nën kërcënimin e armës ka kryer grabitjen dhe ka ik në drejtim të panjohur.

Në ikje e sipër i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vende ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe një maskë. Nuk raportohet për të lënduar.