Ylli spanjoll i Real Madridit, Marco Asensio, është shumë ambicioz dhe ka zbuluar se ai nuk dëshiron ta përfundojë karrierën e tij duke e mbajtur fanellën me numrin 20.
Asensio cilësohet si e ardhmja e Real Madridit dhe e Kombëtares së Spanjës, por tani ai beson se ka ardhur në një fazë tejet të rëndësishme të karrierës së tij dhe duhet të performojë vazhdimisht në fushë, përcjell Gazeta Express.
“Nuk do të doja ta përfundoja karrierën time me fanellën më numër 20, me këtë gjë them gjithçka. A do të doja ta ndryshoja? Po, por do të shohin se cfarë do të ndodhë”, ka thënë Asensio.
“Me Cristiano apo pa të, unë e kam të njëjtin qëllim për të qenë pjesë e ekipit të parë dhe të jem lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Deri tani, gjithçka ka shkuar mirë, e kam filluar sezonin mire dhe jam duke punuar shumë”.
Në rrjetet sociale, Asensio përdor përdoruesin me numrin dhjetë, numër ky që tani e mban Luka Modric. Edhe pse këtë verë, pas largimit të Ronaldos, numri shtatë ishte i lirë, Asensio nuk e ndryshoi numrin e tij dhe fanella me numër shtatë i mbeti Mariano Diazit.






