Blerim Syla nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor ka folur rreth gjendjes me pandemi me të cilën po përballet vendi ynë për më shumë se tre muaj.

Në emisionin Pressing, Syla ka thënë se deri më tani janë 120 punonjës shëndetësorë të prekur me COVID-19, teksa deri në 500 janë të vetizoluar pasi kanë pasur kontakt me pacientë të infektuar.

“Deri në këto momente kemi 120 të infektuar. Disa e kanë kaluar ndërkohë në përqindje i bie që kemi deri në 7 për qind. Kur i shtojmë edhe ata që janë të izoluar, janë diku deri në 500 punëtorë shëndetësor”, tha ai.