Lokale - eSIMy

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, e ka pranuar se kthimi i Neymarit në Barcelona është i vështirë për të ndodhur, si dhe ka thënë se as ai e as lojtarët e tjerë në Camp Nou nuk do të lëndohen nëse braziliani e zgjedh Real Madridin.

Braziliani u largua sezonin e kaluar nga Barcelona për 222 milionë euro dhe iu bashkua skuadrës së Paris Saint-Germainit. Por, përkundër largimit të tij, ai nuk i ka ftohur marrëdhëniet me ish-bashkëlojtarët e tij në Barcelonë, pasi që shpeshherë shkon për t’i vizituar ata, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, gjatë këtij afati kalimtar është spekuluar se Real Madridi kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, si dhe thuhet se edhe Neymar e dëshiron këtë transferim. Mirëpo, kjo gjë është mohuar edhe nga klubi madrilen edhe nga vetë Neymari.

Neymari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, por është spekuluar se ai do të transferohet në Real Madrid si zëvendësues i Ronaldos. Gjithashtu, është raportuar se ai nuk është i lumtur në Francë.

“Kthimi në Barcelonë? Mendoj se do të ishte e vështirë. Natyrisht, Neymari vazhdon të jetë një nga futbollistët më të mirë në botë dhe ai mund ta përmirësojë cilindo klub. Por, kthimi nuk do të jetë i lehtë”, ka thënë Iniesta.

“Nuk do të më lëndonte sepse këto janë vendime që nëse ndodhin, ndodhin. Real Madridi do ta përforconte skuadrën me një futbollist me të vërtetë unik”