Ekipi nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi ka bërë të ditur rikthimin e mesfushorit Kushtrim Shabani, njofton Llapi.info.

Pas rreth dy viteve qëndrimi në Gjilan, Shabani ka nënshkruar sot në ambientet e klubit llapjanë kontratë 1-vjeçare.

“Pas një viti e gjysmë të kaluar tek skuadra e Gjilanit, mesfushori llapjan Kushtrim Shabani është rikthyer në klubin ku u rrit dhe u bë i njohur. Me përfundimin e kontratës me Gjilanin, Kushtrim Shabani nuk mendoi dy herë dhe iu rikthye skuadrës së Llapit. Kontrata e nënshkruar me Kushtrim Shabanin është 1 vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit.

Po ashtu, Llapi sot ka prezantuar edhe sulmuesin nga Mali i Zi, Sava Gradasheviq./Llapi.info