Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Llapi.info.

Në këtë zgjedhje nga  dega e kësaj partie në Podujevë garojnë gjashtë kandidatë.

Kësaj liste, do t’i prijë kryetari i kësaj dege në Podujevë, tani ministër në detyrë, Agim Veliu, i cili garon me numër 4. Fidan Rekaliu me numër 31, Ekrem Hyseni me numër 40, Fatlume Jaha me numër 51, Visar Hoti me numër 58 dhe Zahide Gërvalla me numër 75.

Përveç tyre, ka edhe të tjerë kandidatë llapjanë që garojnë nga lista e LDK-së, por të njëjtit janë nga qendra në Prishtinë.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./Llapi.info