Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër COVID-19.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë e cila po udhëhiqet nga zv/kryeministri Besnik Bislimi.

Ndonëse nuk janë bërë të ditura masat që janë lehtësuar, ato janë raportuar gjatë kësaj jave në media.

Të njëjtat kanë të bëjnë me zgjatjen e orarit të gastronomisë deri në orën 01:00, përfshirë dasmat dhe klubet e natës.

Po ashtu, dasmat do të lejohen deri në 300 persona.

Masat e plota të miratuara sot do të bëhen më vonë publike nga Ministria e Shëndetësisë.