Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Danimarka i ka dhuruar Kosovës plotë 250 mijë vaksina kundër antiCOVID falas.

Zemaj në një postim në Facebook tha se miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.

“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë.”

“Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj”, shtoi Zemaj.