Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Republikës, ka sqaruar opinion publik rreth punësimeve të familjarëve të LVV-së, Sami Uka dhe Rabit Konjufca.

Ai ka thënë se u takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë.

“… dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.

Sami Uka është specialist i mjekësisë familjare dhe është magjistër i kujdesit parësor shëndetësor i diplomuar nga Universiteti i Londrës. Përvoja e tij profesionale përfshinë angazhimin si mjek në International Medical Corps dhe zyrtar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë.

U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve.