Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur në Romë, ndërsa ai po sot në Selinë e Shenjtë do ta takojë Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino. Mediat e Beogradit theksojnë se kjo është përpjekja e tij e fundit për të minuar pavarësinë e Kosovës.

Më herët presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, iu kishte thënë gazetarëve se po shkoj tek Papa në Vatikan të lus të mos e pranojnë Kosovën.

Jo shumë kohë më parë Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit.

Këto përpjekje nuk janë ndalur, përfshirë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Interpol, por posaçërisht për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë.