Një arushë është vrarë sot në fshatin Cerrcë të Istogut.

Sipas medias lokale, Istogu Channel, arusha e vrarë është gjetur në oborrin e shkollës së fshatit Cerrcë.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit, por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.