Familjarë të 24 vjeçarit të vrarë dje në fshatin Verbicë të Zhegovcit i kanë rrëfyer KALLXO.com se Policia e Kosovës ishte njoftuar dy ditë më herët për mospajtimet që viktima dhe i dyshuari për vrasje i kishin dy ditë më herët.

Në të pamën e familjes e cila është hapur në Zhegovc familjarët dëshirojnë të qëndrojnë të qetë dhe të pa ekspozuar ndaj mediave. Ajo çfarÇ ata rrëfejnë është shumë e shkurtër dy ditë më parë viktima e kishte një mosmarrëveshje me kushëririn e tij 16 vjeçar. Për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ishte ftuar edhe policia të cilët sipas familjarëve kishin marrë edhe deklarata nga ankuesit. Dy ditë pas kësaj 16 vjeçari ka marrë armën e gjuetisë së të atit dhe siç thonë familjarët ka qëlluar për vdekje 24 vjeçarin.

Familjarët nuk kanë informacione nëse policia kishte kontrolluar në shtëpinë e të dyshuarit apo në bazat e tyre për të kontrolluar nëse familja kishte në posedim armë të zjarrit

24 vjeçari vdiq dje nga plagët e marra nga arma e gjuetisë. Një 16 vjeqar dhe babai i tij janë arrestuar si të dyshuar për këtë incident