Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, i cili tha se ajo më nuk ka vend më në parti.

Osmani e quajti Veliun mendje shkurtër, shkruan Gazeta Insajderi.

“Disa mendje shkurtës që ma tregojnë mua derën, por është një derë edhe një udhë që ma ka shtuar besimin qytetarë”, ka thënë Osmani.

Osmani iu ka drejtuar qytetarëve me një fjalim për të cilin është duke thënë se nuk do të dëshironte asnjëherë ta mbante.

Në seancën e thirrur për rrëzimin e qeverisë, Osmani është shprehur kundër kësaj.

“Ky është një fjalim që nuk kisha dashur asnjëherë ta mbaja, sepse partia ime ka sjellë mocionin e mosbesimit, ky mocion është sjellë kur bota po vuan dhe po bënë thirrje për solidaritet në mes njerëzve”, ka thënë Osmani.

“Nuk mund të pajtohem me mocionin e mosbesimit sepse duke votuar se e braktisim vullnetin e qytetarëve tanë”, ka thënë kryetarja e kuvendit.

Tutje ajo ka shtuar se “Marrëveshja për qeverisje është kontratë që duhet të respektohet nga të gjithë, në këtë kohë kur qytetarët po përballem me jetë a vdekje, unë këto veprime asnjëherë nuk i përkrahu”.