Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në fshatin Lupç të Poshtëm të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në një shtëpi në këtë fshat hajnat kanë depërtuar brenda saj, ku edhe kanë kryer një vjedhje të rëndë.

“Fsh. Lupq i Poshtëm, Podujevë 04.06.2021-15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa nuk ishte në shtëpi persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe i kishin vjedhur stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Duhet theksuar se vjedhjet e shumta po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese në rajonin e Podujevës. Nëpër raporte ditore të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se brenda një muaji ndodhin disa raste të tilla, ndërkohë që nuk mungojnë edhe ato të rënda./Llapi.info