Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike këtë të premte ka ftuar disa punonjës të Telekomit.

Klan Kosova nga burime të veta brenda Telekomit merr vesh se të njëjtit janë ftuar për intervistim lidhur me hetimet që ishin duke u bërë, për keqpërdorimet me telefona në Telekomin e Kosovës e ku deri tani janë të arrestuar dy persona, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se telefonat të cilët ishin të destinuar për klientë dyshohet se u përvetësuan nga ish-shefi i marketingut në Telekom, Trim Musliu.

Në ndihmë në kryerjen e veprave penale dyshohet se u kanë dalë edhe Kushtrim Musliu, vëllai i ish-shefit të marketingut, e Denis Ceman, ish-këshilltar i ministrit Agim Veliu.

Gjykata Themelore në Prishtinë pati caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve Trim Musliu dhe Armend Osaj për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”,”Përvetësimi në detyrë” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.