Komuna e Podujevës vazhdon mos njoftimin e medieve të caktuara lokale për aktivitetet e ndryshme të cilat ndërmerren nga udhëheqës të lartë shtetërorë e lokal në qytetin e Podujevës.

Kësaj radhe, me rastin e vendosjes së gurthemelit të tribunave të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku të pranishëm ishin kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ministrja Vlora Dumoshi dhe kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, njoftimi, si në të shumtën e rasteve është bërë publik vetëm përmes llogarisë së Veliut. E gjithë kjo vetëm pas vendosjes së gurthemelit të tribunave të stadiumit të qytetit për të cilat tifozët “Legjendat” do të duhet të presin në më shumë se një vit për tu ulur në to.

Sipas Veliut, së bashku me të, vendosjen e gurthemelit e klanë bërë edhe ministrja Vlora dumoshi dhe kryetari i FFK- së Fadil Vokrri.

“Me ndërtimin e tribunave kompletohet infrastruktura e stadiumit sipas standardeve ndërkombëtare. Urime tifozërisë “Legjendat”, “FC LLAPI” dhe të gjithë qytetarëve llapjanë” ka shkruar ndër të tjera Veliu.

Projekti i ndërtimit të tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” do të kushtojë rreth 800 mijë euro, në të cilin Komuna e Podujevës do të investojë mbi 200 mijë euro, MKRS me 500 mijë,  e ku do të participojë edhe FFK./Llapi.info