Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë e flakëve është prekur edhe një veturë tjetër.

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës, shkruan Sinjali.

“Rreth orës 10:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.