Reshjet e shumta të shiut të cilat kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe sot, kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale në fshatin Shtedim të komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Këto reshje, sipas një banori i cili ka dërguar fotografitë, nuk kanë shkaktuar ndonjë problem në qarkullim përveç dëmeve që u janë bërë dhjetëra fidanëve të mjedrës në tokën e një banori.

Ky mot me shi është paraparë të vazhdojë edhe sot gjatë gjithë ditës, kurse të dielën është paralajmëruar edhe reshje bore./Llapi.info