Janë vendosur shportat për bërllok përgjatë vijës kufitare në Merdare, shkruan Llapi.info.

Shportat janë vendosur nga “Natyra SHPK”, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, me qëllim që të mirëmbahet ambienti.  

“Siç̧ iu përgjigjem kërkesës së mërgimtarëve në takimin e fundvitit të kaluar, të realizuar nga Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, tani kur pritet fluks i madh i mërgimtarëve që vijnë̈ në pushime, Natyra SHPK i vendosi shportat përreth vijës kufitare në Merdare, aty ku edhe pritjet shpesh herë gjatë verës janë̈ të stërzgjatura. Vendosja e tyre kontribuon në mirëmbajtjen e ambientit tonë, por edhe  është̈ lehtësim për mërgimtarët. Ky kontribut simbolik është̈ financim nga Natyra SHPK dhe do të mirëmbahet nga Natyra SHPK. Falënderojmë̈ Komunën e Podujevës për bashkëpunimin në këtë̈ projekt. Të dashur bashkatdhetarë mirë se na vini në vendlindje”, thuhet në njoftim. /Llapi.info

May be an image of road
May be an image of road