Masat e reja që vendosi Qeveria e Kosovës sot, hyjnë në fuqi që nga dita e hënë, data 6 korrik.

Kjo është konfirmuar nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Duke mos u sqaruar më tepër, Hoti shkroi se këto masa hyjnë në fuqi nga e hëna.

“Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, shkroi Hoti.

Ndryshe sot Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masazh për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes për qytetet me numër të madh të të infektuarve, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria, duke filluar nga ora 21.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit.

Edhe të gjitha lokalet e gastronomisë do të mbyllen nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në kohën kur iu lejohet veprimtaria do të jenë vetëm në ambiente të hapura.