Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, reduktimet do të zgjasin deri në dy orë.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: TS 10/04 kV Lagjja e Kuvajtit (kodi: 14000005037) prej orës 11:00 deri në ora 13:00.

Vendet: : Lagjja e Kuvajtit

Arsyeja: Instalimi i Buhollcit dhe Termometrit në transformator”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info