Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, pa rrymë do të mbesin disa fshatra të Komunës së Podujevës.

“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Llausha (Kodi: 14000013) prej orës 08:00  deri në ora 08:30

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja: Demontimi i shtyllës 10kV”, thuhet në njoftim./Llapi.info