KEDS-i ka njoftuar se në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve në rrjet, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, të enjten pa rrymë deri në 6 orë do të mbesin:

“Në NS 22035/10 kV Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10 kV Podujeva 4 (Kodi:14000004) prej orës 09:00 – 15:00.

Vendet: rr. Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit dhe pjesa afër Hotel Besiana.

Arsyeja e nderprerjes: Energjizimi i linjës 10 kV, energjizimi i TSB ekzistuse te Lagjja e Kuvajtit, në kuader të projektit Lot 9, nënprojekti Haxhovit 3″, thuhet në njoftim.

“Në NS 22035/10 kV Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10 kV Podujeva 5 (Kodi:14000005) prej orës 09:00 – 15:00

Vendet: Qyteti- një pjesë, Polonica, Lagjja Hoxheviq dhe Ballovci.

Arsyeja e nderprerjes: Energjizimi i linjës 10 kV, energjizimi I TSSH privat (TSSH NTP Gashi) 250 kVA, në kuadër të projektit Lot 9, nënprojekti Haxhovit 3″, thuhet tutje nga KEDS-i./Llapi.info