Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të mërkurën do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.
“NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej orës 08:00 deri në ora 15:00.
Vendet: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraça 1, Sekiraça 2, Sekiraça 3, Kunushefc 1 dhe 2, Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët. Arsyeja: Ndërrimi i ormanit të transformatorit”, thuhet në njoftim./Llapi.info