Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor, njofton Llapi.info.

Në veçanti, ai përmes një statusi në Facebook ka uruar nxënësit të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore duke inkurajuar edhe mësimdhënësit që me përkushtim të investojnë në dije dhe arsimimin e brezave të rinj.

Ky është postimi i plotë i Veliut:

Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër dhe mësimdhënës,
Sot, në ditën e parë të shkollës, uroj fillim të mbarë dhe të suksesshëm të vitit shkollor.
Në veçanti, i uroj nxënësit të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore, për ta filluar rrugëtimin e arsimimit dhe edukimit të tyre.
Duke vlerësuar punën e mësimdhënësve, i inkurajoj ata që me përkushtim të investojnë dijen dhe mundin e tyre në arsimimin e brezave të rinj.
Urojë që ky vit shkollor të jetë i suksesshëm dhe të sjell rezultate të larta në mësimdhënie dhe në të nxënë.