Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 2 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.328 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 14 pacientë. Të dy rastet e reja janë nga Komuna e Gjilanit.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,655 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,252 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.241. Në total numri i rasteve aktive është 162./Llapi.info