Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në Korroticë të Drenasit, ku si pasojë dy femra vdiqën, kurse katër të tjerë janë lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Ju njoftojmë se dy nga personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritë të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave: – L.P (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th(femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara”, thotë ajo.

Ahmeti shton se aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejn ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Reporteri.net/.