Evropa ka përjetuar të shtunën një tjetër ditë të nxehtë, që ka marrë disa jetë njerëzish në vende të ndryshme të kontinentit.

Në ditët e ardhshme parashikohet që temperaturat të jenë më të ulëta se ato të regjistruara ditën e premte, por sërish do të jenë mbi 40 gradë Celsius, kryesisht në disa zona në veri të Spanjës.

Meteorologët, siç transmeton BW, thonë se ajri i nxehtë i ardhur nga Afrika dhe presioni i lartë atmosferik në Evropën qendrore po kontribuojnë për valën e të nxehtit.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar të shtunën ditën më të nxehtë të vitit, me 33 deri në 34 gradë Celsius.